AKTUALITET /

Incidenti në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë familjen e komisionierit të PS, gruaja e Gegës: Godisnin djalin me arka

Në një prononcim për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, ka treguar se ata u përballën me një pritë të organizuar nga 4-5 persona.

Shkruar nga Versus

Incidenti në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë

Situata pas incidentit në Qendrën e Votimit në Pogradec ka marrë një përmasa më të rënda.

Nipërit e Luan Tollozhinës, pas përplasjes fizike me komisionerin Enton Gega, janë drejtuar në banesën e tij, ku dhunuan fizikisht djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Në një prononcim për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, ka treguar se ata u përballën me një pritë të organizuar nga 4-5 persona.

Djali i tyre, i cili është i operuar dhe ka këmbë të thyer, u godit me arka, ndërkohë që Suela përpiqej të mbroste djalin e saj, por u dhunua fizikisht në këtë proces.

“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.

Ndërsa në njoftimin e Policisë thuhet se djali i komisionerit Gega po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

Poll