AKTUALITET /

“Irani po rekruton spiunë”, Gledis Nano: Shqipëria në fokus të rrezikut për shkak të kampit në Manëz

Shkruar nga Versus

“Irani po rekruton spiunë”, Gledis Nano: Shqipëria në
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një intervistë për emisionin Top Story, foli lidhur me rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane në vendin tonë. Ai u ndal tek muxhahedinët që ndodhen në kampin e Manzës, të cilët sipas tij e bën vendin tonë një target, drejtuesi i kësaj lëvizjeje ndodhet në Paris.

Nano nënvizoi se Shqipëria ka marrë sinjale konkrete, si mbyllja e ambasadës kulturore iraniane, duke e vendosur veten në një risk më të shtuar.

“Komuniteti i MEK e bën vendin tonë një target. Leadership-i i kësaj lëvizjeje ndodhet në Paris, nuk ndodhet fare në vendin tonë. Ne kemi pasur sinjale konkrete, si mbyllja e ambasadës këtu, dhe e kemi vendosur veten në një risk pak më të shtuar. Irani po përpiqet në çdo lloj forme dhe mënyre për të dëmtuar çdo interes të vendeve që kanë marrëdhënie me SHBA-në,” tha Nano.

Një tjetër pikë e rëndësishme që ai ngriti ishte mënyra e rekrutimit nga shërbimet iraniane. 

“Irani po synon kryesisht individë për t’i rekrutuar në operacione spiunazhi. Fillimisht u japin detyra të lehta dhe i paguajnë në kriptomonedha, shpesh përmes aplikacionit Telegram. Më pas, kur besimi rritet, u ngarkojnë detyra më të ndjeshme, si marrja e informacionit konfidencial. Kjo paraqitet si një punë me kohë të pjesshme. Personat e përfshirë nuk janë shqiptarë,” tha Gledis Nano. Versus.al

Poll