Ish-drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Në pamjet e publikuara, Bici shihet teksa hyn e vetme në godinën e gjykatës, pa u shoqëruar nga persona të tjerë.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së saj në GJKKO, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar mbi natyrën e çështjes që po shqyrtohet./Versus.al

