AKTUALITET /

“Iu bë gjyqi se denoncoi aparaturën që nuk punonte”, mjeku ngriti alarmin për rrezatimin me 20 herë të Kobaltit në QSUT

Sipas mjekut Ardian Hoti, një aparaturë e tillë për trajtimin e kancerit lëshonte rrezatim të dëmshëm dhe mund të gjendej vetëm në Afrikë dhe vendet e botës së tretë.

Shkruar nga Versus

“Iu bë gjyqi se denoncoi aparaturën që nuk punonte”,

Një prej mjekëve të QSUT-së, Ardian Hoti kishte ngritur problemin e rrezikut të aparaturës “Kobalto Terapie” e cila ishte marrë nga spitali Onkologjik që në vitin 2021 por nuk ishte vënë në përdorim duke krijuar kështu rrezik për jetën e stafit dhe të pacientëve për shkak të rrezatimit të lartë që mund të emetonte dhe sepse në vendin ku ishte vendosur nuk plotësoheshin kushtet për mbajtjen e saj. 

Prokurori që ka hetuar skandalin në spitalin Onkologjik, Bledar Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të spitalit Onkologjik lidhur me shqetësimin që kishte ngritur për praninë e rrezeve të pajisjes.

Ai ka rrëfyer se ka pasur debate për rreth 1 vit me drejtuesit e QSUT, sidomos me zv.drejtoreshën Brikena Qirjazi por nuk ka arritur të bëjë të mundur lëvizjen në një ambient më të sigurt të pajisjes që lëshonte rrezatime të dëmshme 20 herë më të larta në korridore. Mjeku, ka kërkuar që t’i prezantohej raporti për të dhënat lidhur me pajisjen, gjë që i është rezervuar me pretekstin se janë informacione të rezervuara.

"Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë"- shkruhet në dosje. 

Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet.

Pas disa muajsh që mjeku ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që i ofroheshin, disa kolegë i kanë treguar se janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i dorëzuar në drejtorinë e QSUT ku thuhet se ambienti ku ndodhet pajisja është i papërshtatshëm për punë dhe nuk ka mundësi as për transformimin e bunkerëve të trajtimit të kancerit. Versus.al

“Iu bë gjyqi se denoncoi aparaturën që nuk punonte”,

“Iu bë gjyqi se denoncoi aparaturën që nuk punonte”,
Mesazhi që doktori Ardian Hoti ua ka dërguar kolegëve për aparaturën "Kobalt"
Poll