AKTUALITET /

Iu gjetën qindra gramë kokainë gati për shitje, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë (EMRI)

Finalizohet operacioni policor i koduar "Terminal". Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shkruar nga M.H

Iu gjetën qindra gramë kokainë gati për shitje, arrestohet

Ditën  e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasi Ardian Ramushi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar "Terminal", i cili u finalizua me vënien në pranga të shtetasit, A.R.

Sipas njoftimit të Policisë, 35-vjeçari, banues në Tiranë, është lokalizuar në rrugën "Arben Broci", të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ardian Ramushi, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shisnin lëndën narkotike në doza. 

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale. 

Policia ka njoftuar se po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Versus.al

Poll