Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë në sitë 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë. Ndër ta janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.
Dyshohet se një prej drejtuesve të cilit i kanë marrë celularin, është edhe drejtori i dorëhequr i policisë, Muhamet Rrumbullaku të cilit ia kanë marrë celularin në zyrë.
Ilir Proda është kandidat zyrtar për zëvendësimin e Muhamet Rrumbullakut. Lidhur me bindjen që ka organi i procedurës penale, është duke kryer verifikime në një sërë aparatesh celulare të personave të mësipërm, komunikime apo takime të mundshme kompromentuese. Nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej këtyre shtetasve që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por me dyshimet se janl informuar nuk është arritur të kapen.
Një hetim i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani, ka çuar SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve e grabitje për të cilat u lëshuan dhjetëra urdhër arreste ku përfshihej edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Franc e Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej. Në dosjen prej qindra faqesh të zbardhur nga Versus.al tregohej sesi Çopjat planifikonin eleminimin e Erion Alibejt madje edhe duke arritur në "çmenduri" teksa nuk përjashtonin mundësinë t'i shpërthenin me tritol qelinë e burgut të Bradasheshit, ku merrnin informacione nga ish-drejtori Martin Musaj. Versus.al







