AKTUALITET /

13 kandidatë garojnë për kreun e policisë, 2 ish-drejtorë! Mes tyre edhe Edmond Sulaj i Shkodrës

Sulaj u përmend nga Gazment Bardhi në Kuvend duke thënë se emri i tij ishte shfaqur në përgjimet e bandave kriminale të Shkodrës.

Shkruar nga Versus

13 kandidatë garojnë për kreun e policisë, 2

Plot 12 persona kanë dorëzuar aplikimet e tyre në garën e hapur për postin e kreut të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Afati i fundit i aplikimeve është ditën e nesërme më 18 shtator, ndërsa deri më tani pjesë e aplikantëve janë edhe 2 ish-drejtorë të përgjithshëm si Shemsi Prençi dhe Ardian Çipa.

Kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithshëm:  

Ardian Cipa

Ilir Proda

Idajet Faskaj

Gentjan Shehaj

Edmond Sulaj

Skënder Hita

Shemsi Prençi

Pëllumb Seferi

Sam Rasha

Lutfi Minxhozi

N. Nallbati

Adriatik Tafçiu

Altin Mema

Emri i Edmond Sulajt i cili aktualisht mban postin e drejtorit të policisë vendore të Shkodrës, u përmend nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i cili tha se kishte një përgjim ku përmendej emri i tij nga një anëtar i grupit kriminal në Shkodër teksa e konsideronte si të nevojshëm në krye të institucionit. 

Me ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, drejtorët e përgjithshëm nuk emërohen më nga kryeministri apo ministri i Brendshëm por zgjidhen nga një komision i posaçëm që vlerëson pastërtinë e figurës së tyre dhe kriteret që duhet të përmbushin për të qenë në krye të policisë.

Kandidatët që konkurojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë edhe disa kritere, si:

Grada e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë marrë masat disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit. Versus.al

Poll