
Versus.al ka zbardhur tjetër rast të dosjes në kuadër të të cilës ranë në pranga dz shefa krimesh të akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik droge.
Një pjesë e rëndësishme e grupit të kryesuar nga Kristo Qirici rezulton të jetë ish polici dhe ish-kandidati për kreun e bashkisë së Roskovecit, Erdit Hazizaj .
Kristo Qirici më 4 gusht të vitit 2020 i shkruan Hazizajt se ishte informuar se emri i tij dhe i dy personave të tjerë i kanë shkuar departamentit të policisë kriminale si pjesë e të dyshuarve për përfshirje në trafik droge. Kreu i grupit kriminal i tregoi se informacionin e kishte marrë nga shefi i krimeve të Lushnjës, Ervis Alisinanaj i cili i kishte kërkuar që të pastronte vendin ku ishte lënda narkotike dhe të mos linte gjurmë.
Hazizaj menjëherë bie në dyshime se një prej grupit të Qiricit po i spiunonte dhe më tej hedh dyshime të tjera se shkresa mund të ketë shkuar nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Pjesë nga biseda:
Kristo Qirici: ca bere vlla, si tkam.
Erdit Hazizaj: mire vlla, verdall si capi.
Kristo Qirici: na dhan prap ktej vk të ato bimet e kan dhen te departamenti qendror cdo me then kjo, ma kan dhen me emera tan me numra familjar me cdo gje vajta e lexova vet letren. Ça bëhet kshu vlla do kemi dot nanji munci te marim vesh ku na jep se po me duket fiks njeri qe rri ktu me ne.
Erdit Hazizaj: vlla, keni ndonje moter q*r aty mes jush.
Kristo Qirici: po pra po.
Erdit Hazizaj: departamenti qendrot, ketu te policia, apo te andej nga shik
Kristo Qirici: puna esh do kemi dot nanji shanc te japim lek a ca duet aty ta mesojm, esh ktu brenda nesh a ca dreqin esh.
Erdit Hazizaj: ?
Kristo Qirici: aty na tr.
Erdit Hazizaj: vllq njk besoj e ke nga policia, mos ta kan kalu ata te shik
Kristo Qirici: nuk e di shik a ca esh po epash emra numra.
Erdit Hazizaj: se ata te policis e kapjn nepermjet komisariatkt. Kristo Qirici: Emrin tim të ‘mon’ të ‘bat’, te gjith me detaje.
Erdit Hazizaj: aty e ke vlla.
Më pas i shkruan ‘’është muhabet i SHIK-ut vlla 100%’’. Diskutimi tjetër i Kristo Qiricit është me shefin e krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruskën i cili e udhëzon që të çojë lëndën nakrotike në pyll dhe më pas të mos takohet me njeri tjetër përgjatë gjithë ditës. Versus.al







