AKTUALITET /

Pjesë e grupit të Edmond Papës, lihen në burg 2 shefat e krimeve dhe ish-polici që kandidoi për kryebashkiak

Sipas SPAK, policët komunikonin në Sky Ecc për të bërë të mundur transportin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit të Edmond Papës, lihen në burg 2 shefat e
Fotomontazh: Shkëlzen Ruska, ish-polici Erdit Hazizaj dhe Ervis Alisinanaj, ish-shefi i krimeve në Lushnjë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 2 shefat e krimeve dh eish-policin e arrestuar të shtunën nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Në burg u la shefi i krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska i cili akuzohet për tre vepra penale, shefi i krimeve në Lushnjë, Ervis Alisinanaj i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm dhe ish-polici Erdit Hazizaj i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal.

Dyshohet se efektivët ishin pjesë e grupi të Edmond Papës, trafikantit të drogës i cili u ekzekutua në 16 dhjetor të 2022-it si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në qershor të atij viti.

Pjesë e grupit të Edmond Papës, lihen në burg 2 shefat e
Foto: Edmond Papa (i ekzekutuar më 16 dhjetor 2022, Aleksandër Sadikaj (u vra me tritol në qershor të 2022-it)

Të arrestuarit janë zbuluar si pasojë e zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin “Sky Ecc” ku rezultoi se gjatë viteve 2019-2021 kishin ndihmuar grupin e Papës për trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në kërkim është shpallur edhe shefi i komisariatit të policisë kufitare të Sarandës, Elvis Dervishi i cili dyshohet të ketë pasur një rol kyç në këtë veprimtari kriminale.

Mes të përfshirëve, Erdit Hazizaj njihet edhe për faktin se pasi u tërhoq si polic, kandidoi për kreun e bashkisë së Roskovecit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona që dyshohen si krerët e grupit kriminal, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Versus.al

Poll