AKTUALITET /

“Keni përfituar grante nga bashkia”/ Si i mashtronte të moshuarit i riu që përfundoi në Lanë

Personi i aksidentuar ishte në kërkim nga Krimi Ekonomik pasi akuzohet për mashtrim. Janë të paktën 12 raste ku qytetarët e kishin denoncuar për mashtrim. I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës.

Shkruar nga Versus

“Keni përfituar grante nga bashkia”/ Si i mashtronte të

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i kësaj të mërkure, ku një person përfundoi në lumin e Lanës, për t’i shpëtuar policisë.

Personi i aksidentuar ishte në kërkim nga Krimi Ekonomik pasi akuzohet për mashtrim.

Janë të paktën 12 raste ku qytetarët e kishin denoncuar për mashtrim. I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës.

Me premtimin se kanë përfituar grante nga bashkia, ai kishte arritur që ti merrte të moshuarve nga 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra.

Pas aksidentit, personi i lënduar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: