AKTUALITET /

Kërcënoi me jetë gjyqtarin e Fierit, kontrolle në banesat e Ben Qimes, i gjendet pistoletë (VIDEO)

Policia ka shoqëruar disa familjarë të Arben Isufajt ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus
Kërcënoi me jetë gjyqtarin e Fierit, kontrolle në banesat e
Foto: Arben Isufaj (Ben Qimja) dhe pistoleta e gjetur në njërën prej banesave të tij

Fier- Gjykata ka urdhëruar kontrolle në banesat në pronësi të Arben Isufajt të njohur ndryshe si Ben Qimja.

Mësohet se ky i fundit ka kanosur me jetë gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi. Pas kontrollit të zhvilluar në një banesë të tij, është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ka qenë gjyqtari ai që ka bërë kallëzimin më 12 shkurt duke pretenduar se i rrezikohet jeta. 

Ndërkohë vetë 55 vjeçari Ben Qimja, është shpallur në kërkim për kanosje. Policia ka shoqëruar në komisariat disa familjarë të tij. 

"Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë"- njofton policia. 

Në maj të vitit 2023 GJKKO konfiskoi dhjetëra pasuri të Arben Isufajt të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.  'Ben Qimja' njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë, pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine. Versus.al

Poll