Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Dubai. Shqiptari ishte i shpallur në kërkim nga autoritet italiane
Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari së bashku me bashkëpunëtorët e tij shpërndanin lëndë narkotike në periferi të Torinos. Policia bën me dije se grupi trafikonte kokainë, hashash dhe marihuanë. Gjatë hetimeve u sekuestruan 17.5 kilogramë drogë.
Hetimet zbuluan se droga ishte e fshehur brenda çerdheve dhe se dërgesat tek klientët bëheshin direkt në shtëpi, si një shërbim dërgese.
Autoritetet zbuluan se në 15 muaj kishte pasur gjithsej 456 raste shitje droge si në kryeqytetin piemontez ashtu edhe në bashkitë Alpignano, Collegno, Grugliasco, Rivoli dhe Settimo Torinese, duke bërë të mundur pesë arrestime në flagrancë.







