AKTUALITET /

Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj vilës në Palasë, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gruan e Ahmetajt

Shkruar nga Versus

Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj vilës në Palasë, Apeli i

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Albina Mançka, ish-gruaja e ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros ndaj vilës në Palasë.

Vila nr.73 në kompleksin “Green Coast” do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro preventive. Kërkesa për heqjen e sekuestros, ishte dorëzuar në GJKKO nga Elda Dinaj shtetase zviceriane, shoqe e Albina Mançkës. 

Më herët kërkesën e saj për heqjen e sekuestros së vilës e rrëzoi edhe Gjykata Kushtetuese e cila argumentoi se sekuestro preventive i shërben hetimit që po kryhet aktualisht nga SPAK kundrejt Arben Ahmetajt i cili është në arrati prej korrikut të vitit 2023 dhe dyshohet se ka kryer veprat penale të korrupsionit pasiv, fshehjes së pasurisë dhe pastrim parash.

Vetë ish-numri dy i qeverisë ka reaguar disa herë nga arratia nëpërmjet intervistave duke pretenduar se ndaj tij është stisur një dosje me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Versus.al

Poll