AKTUALITET /

Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë "DAAM", rrëzohet ankimi i Valter Begajt

Ndërsa seanca për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë është shtyrë për datë tjetër.

Shkruar nga B.V
Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë "DAAM",
Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi dhe ortaku i tij Valter Begaj

Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sekuestros së kompanisë “DAAM” në pronësi të Valter Begajt duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit.

Ndërsa kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë është shtyrë për një tjetër datë për shkak të mungesës së avokatit. Sipas SPAK, kompania “DAAM” ku Valter Begaj ishte përveç aksioneve të DAAM (kompani që ia bleu Evis Berberit për 1.4 mln euro), Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish "B-VAAL ENGINEERING"), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Evis Berberit ish-drejtorit të ARRSH i cili u arrestua në mars të këtij viti për abuzim me tenderat publikë.

Pavarësisht se i kishte shitur aksionet e kompanisë “DAAM” Evis Berberi dyshohet se vijonte të drejtonte kompaninë në mënyrë jo zyrtare.

"Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me TVSH”- thuhet në dosjen e SPAK. Versus.al

Poll