AKTUALITET /

Kompani guackë për inceneratorin e Tiranës, SPAK ekzekuton 20 masa sigurie, dy prej tyre të lidhura me median

Operacioni i SPAK për inceneratorin e Tiranës është ende në vijim e sipër.

Shkruar nga Versus

Kompani guackë për inceneratorin e Tiranës, SPAK ekzekuton 20

SPAK po zhvillon një operacion lidhur me dosjen hetimore të inceneratorëve. Sipas Shqiptarja.com, bëhet fjalë për 20 masa sigurie. Një pjesë e tyre janë ndaj personave që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.

Operacioni ka të bëjë me kompani guacka të lidhura me inceneratorin e Tiranës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK. Mësohet gjithashtu se masa sigurie “arrest në shtëpi”, mund të jenë marrë edhe për 2 figura të lidhura me median.

Më datë 12 qershor, me urdhër të SPAK, u zhvilluan kontrolle në disa banesa për inceneratorin e Tiranës. SPAK ka zgjatur hetimet edhe për tre muaj, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO caktoi 15 masa sigurie, 6 prej të cilave “arrest në shtëpi”. Shqiptarja.com

Poll