AKTUALITET /

Kontrollet e BKH në apartamentin në zonën e ish-Bllokut, Ajola Xoxa ankim në GJKKO

Kjo është hera e dytë që Xoxa ka ankimuar kontrollet e BKH.

Shkruar nga Versus

Kontrollet e BKH në apartamentin në zonën e ish-Bllokut, Ajola

Tiranë- Ajola Xoxa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka kundërshtuar kontrollet e bëra së fundmi nga agjentët e BKH në një apartament në zonën e ish-Bllokut, të cilin e kishte në përdorim.

Përmes avokatit të saj, Xoxa ka dorëzuar ankimimin për kontrollet e datës 14 janar në ambientin e regjistruar si apartament, por përdorej prej saj si magazinë për të mbajtur sende personale.

Kontrollet ndaj familjarëve të Veliajt nisën në dhjetor të vitit të kaluar, kur bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe vëllait të tij Arbër Veliajt iu sekuestruan telefonat.

Edhe në kompaninë “Harabeli” të Ajola Xoxës u zhvilluan kontrolle dhe mësohet se janë sekuestruar edhe shuma parash. SPAK doli me njoftim zyrtar lidhur me këto zhvillime ndaj familjarëve të Veliajt, duke bërë me dije se në kuadër të një hetimi që po zhvillohet duke u bazuar nga denoncimi i dorëzuar nga Nesti Angoni, ka të dhëna se kryebashkiaku ka kryer 4 vepra penale.

Nga ana tjetër, Veliaj ka thënë se denoncimi është bërë nga një person që nuk ekziston, por pavarësisht kësaj ka qëndruar në detyrë duke deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit, PS do arrijë rezultat të lartë në Tiranë. Versus.al

Poll