AKTUALITET /

U pyet për 3 orë në SPAK, GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës: Kontrolli personal, i ligjshëm

Shkruar nga Versus

U pyet për 3 orë në SPAK, GJKKO rrëzon ankimin e Ajola

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vëllait të këtij të fundit Arbër Veliaj mbi ankimin e ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin personal ndaj saj.

Vendimi vjen pas marrjes në pyetje të Xoxës nga SPAK për rreth tre orë në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Më herët, GJKKO kishte refuzuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, për t’u kthyer sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve personale dhe në disa ambiente në pronësi të familjes.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj, ku i morën telefonin bashkëshortes së tij Ajola Xoxa në funksion të një hetimi pasuror të nisur. Kontrolle u kryen gjithashtu edhe në kompaninë e Xoxës “Harabel” ku sipas gazetarëve dyshohet se janë sekuestruar shuma të konsiderushme parash.

Nuk u shpëtoi kontrolleve as Arbër Veliaj të cilit i sekuestruan edhe telefonin. Vetë kryebashkiaku ndodhej në një vizitë dy ditore në Gjermani dhe me t’u kthyer komentoi edhe zhvillimet duke thënë se e mirëpret hetimin pasuror të nisur nga SPAK kundrejt tij. Versus.al

Poll