POLITIKË /

VIDEO/ U mor në pyetje për hetimin e pastrimit të parave, Ajola Xoxa del pas 3 orësh nga SPAK

Shkruar nga Versus
VIDEO/ U mor në pyetje për hetimin e pastrimit të parave, Ajola
Ajola Xoxa e shoqeruar nga rojet, duke dale nga SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është pyetur sot nga SPAK për rreth 3 orë si person në dijeni për hetimet që po zhvillon prokuroria.

Ajo ka dalë disi e qeshur para kamerave, teksa nuk ka preferuar që të japë një prononcim për mediat.

 

Pak ditë më parë gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt për kontrollin e SPAK-ut.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024 me urdhër të prokurorit Olsi Dado ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme.

 

Poll