AKTUALITET /

Korrupsion në 7 raste me operacionet në zemër, GJKKO i jep SPAK-ut dhe 2 muaj kohë për të hetuar mjekun Edvin Prifti

Shkruar nga Versus

Korrupsion në 7 raste me operacionet në zemër, GJKKO i jep

Gjykata e Posaçme i ka dhënë SPAK-ut edhe dy muaj kohë për të plotësuar hetimet për mjekun Edvin Prifti.

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar, teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.

Në muajin shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Prokurorisë së Posaçme iu deshen 4 vite hetime për të ngritur akuzën për ish-shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, teksa atij iu sekuestruan disa shuma parash 1.1 milionë euro, prej të cilave 256 mijë euro cash në zyrë dhe shtëpi. Versus.al

Poll