AKTUALITET /

Kosova e bllokuar nga ngërçi politik, Osmani takon sot krerët e partive politike për bisedime

Takimet do të zhvillohen sot dhe nesër në zyrën e presidencës së Kosovës.

Shkruar nga Versus

Kosova e bllokuar nga ngërçi politik, Osmani takon sot krerët e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me liderët e partive parlamentare. Në biseda të caktuara veçmas me secalin prej tyre, Osmani do të bëjë përpjekje për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik ku ka mbetur që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit pasi Kuvendi ende nuk po arrin të konstituohet.

Fillimisht Osmani do të presë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, më pas kreun e PDK Memli Krasniqin, kreun e LDK Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK, Ramush Haradinajn.

Të enjten më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e vendit publikoi aktgjykimin që i detyronte deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve të ardhshme. Pavarësisht këtij aktgjykimi, as në takimin që Kurti pati me krerët e partive të tjera, nuk u arrit një marrëveshje.

Në këto kushte, Osmani ka vendosur të marrë situatën në dorë duke zhvilluar takime me drejtuesit e forcave politike të vendit. Vetëvendosja këmbëngul në propozimin e saj për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, pavarësisht se nuk merr vota nga partitë e tjera opozitare. Versus.al

Poll