AKTUALITET /

KURUM "ul qepenin" për remont, prokuroria merr "një mal" me dokumente

Anijet me 816 ton mbetje toksike, prokuroria sekuestron dokumentet e 'Kurum' e 'Sokolaj'! Kompania turke njofton 500 punonjës se do të bëjë remont

Shkruar nga Versus

KURUM "ul qepenin" për remont, prokuroria merr "një

Marrin kthesë hetimet mbi 816 ton mbetje të dyshuara toksike të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Prokuroria e qytetit bregdetar, e cila prej disa ditësh ka nisur hetimet ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit të përpunimit të materialit dhe dokumente të tjera të cilat kanë lidhje me transportimin me 2 anije të mbi 100 konteniereve me mbetje toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. E ndërkohë që prokuroria kërkon sekuestrimin e dokumenteve Kurum, mësohet se “ka ulur qepenat”, duke njoftuar 500 punonjësit e saj ka mbyllur dyert dhe ka pezulluar aktivitetin “për të kryer një remont”.

Kompania “Kurum International”, e cila dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global.  

KURUM "ul qepenin" për remont, prokuroria merr "një

Grupi hetimor urdhëroi gjatë javës sekuestrimin e dokumentacionit të përpunimit të materialit dhe dokumente të tjera pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, Ministrisë së Mjedisit dhe kompanive private të dyshuara si të përfshira në këtë transport. Kështu është sekuestruar i gjithë dokumentacioni i kompanisë private Kurum International që dyshohet se ka prodhuar edhe mbetjet toksike që më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj' që ka organizuar transportin në drejtim të Tajlandës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumentet e kompanisë “Sokolaj” shpk si eksportuese të këtyre mbetjeve, e cila merret me import-eksport mineralesh, që rezulton në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj. Janë sekuestruar edhe dokumentet që gjenden në doganën e Durrësit lidhur me eksportin e ngarnesës nga Durrësi në drejtim të Tailandës.

KURUM "ul qepenin" për remont, prokuroria merr "një

Hetimet janë në fazën paraprake dhe ende nuk ka persona të shoqëruar apo të ndaluar. Ndërkohë që ngarkesa e bllokuar në Tailandë dhe e kthyer mbrapsh ende është në udhëtim. 

 

Poll