AKTUALITET /

“Kushtetuesja” shtyn vendimin për kërkesën e Berishës! Ish-kryeministri pretendon për shkelje nga SPAK

Në rast se gjykata Kushtetuese vendos për pranimin e kërkesës së Sali Berishës i cili është marrë i pandehur për aferën "Partizani", atëherë ish-kryeministri mund të dalë nga arresti shtëpiak.

Shkruar nga Versus

“Kushtetuesja” shtyn vendimin për kërkesën e

Në Gjykatën Kushtetuese është shtyrë për të enjten diskutimi ku do të shqyrtohet kërkesa e Sali Berishës kundër masës së kërkuar nga SPAK “detyrim paraqitje” si shkak i së cilës më pas GJKKO u detyrua të caktonte masën “arrest shtëpie” për shkak se ish-kryeministri nuk e zbatoi atë të parën.

Mësohet se seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, ndërsa gjyqtarët do të bëjnë një analizë duke u bazuar në të dhëna shkresore.  

Në argumentin e dhënë nga pala mbrojtëse e Berishës, theksohet se masa e caktuar ndaj tij “detyrim paraqitje” është në shkelje të ligjit pasi për shkak të mandatit të tij si deputet, do duhej që organi i akuzës t’i ishte drejtuar fillimisht Kuvendit dhe të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve.

Nga ana tjetër, SPAK pretendon se nëj gjë e tillë nuk ka qenë e nevojshme pasi masa e caktuar, nuk e pengonte kryedemokratin të vijonte aktivitetin e tij politik. Versus.al