AKTUALITET /

Lajm i fundit/ Plagosje e rëndë me dashje në Durrës, 2 të arrestuar

Dy persona jana arrestuar në durrës për plagosje të rëndë me dashje.

Shkruar nga B.SH

Lajm i fundit/ Plagosje e rëndë me dashje në Durrës, 2

Dy persona jana arrestuar në Durrës për plagosje të rëndë me dashje.

Në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.

Policia njofton se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policisë

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë.

 

Poll