AKTUALITET /

'Luftë’ mes palëve në mas*krën e Dobraçit, del ekspertiza: Viktimat me 3 armë zjarri, mjeti në pronësi të…

Pas rezultateve të publikuara nga ekspertiza ngrihen dyshimet se edhe viktimat ishin të përgatitur për një përplasje të mundshme me armë zjarri. Ndërsa mjeti me të cilin udhëtonin, rezulton në pronësi të një personi të afërm të tyre.

Shkruar nga Versus
'Luftë’ mes palëve në mas*krën e Dobraçit,
Dy të ekzekutuarit, Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Policia e Shkodrës ka përfunduar ekspertizën paraprake të makinës tip benz me targa kroate në të cilën lëvizinin dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Burime  bëjnë më dijë se makina rezulton të jëtë e një personi më lidhje të afërt të dy të rinjve që u vranë.

Po ashtu nga kqyrja që i është bërë mjetit janë konstatuar 3 armë zjarri ku njëri prej tyre ishte në dorë të një prej viktimave. Po ashtu në bord gjatë kqyrjes është konstatuar një karrikator pistoletë bosh, po ashtu në pjesë të ndyshme të makinës janë gjetur edhe predha të dala nga arma e zjarrit.

Me tej janë sukuestruar disa aparate celularë dhe disa dokumenta që ndodheshin në mjet. Po ashtu janë përfituar të dhëna të vlefshme ADN që janë dërguar në policinë shkencore. Nga ana tjeter pritet një verifikim për të provuar nëse makina tip Benz ka qene me GPS e cila do të ndihmonte grupin e hetusve mbi intenerarin e viktimave pasditen e 30 tetorit.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim deri më tani Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të cilët njihen si anëtarë të bandës së Bajrajve. Vetë kreu i klanit “Bajri”, Safet Bajri deklaroi në polici se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ka qenë me familjen në momentin kur ndodhi atentati. Si pasojë të shtënave me breshëri automatiku, Hamza Lici i cili drejtonte mjetin, në tentativë për t’u shpëtuar autorëve përplasi çiftin e bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Bashën, të cilët ndërruan jetë duke e çuar numrin e viktimave në 4 persona. Versus.al

Poll