AKTUALITET /

Lulzim Berisha do ekstradohet në Shqipëri, ish kreu i bandës së Durrësit: Atje më rrezikohet jeta

Shkruar nga Versus

Lulzim Berisha do ekstradohet në Shqipëri, ish kreu i bandës

Gjykata Kombëtare e Spanjës në fund të qershorit vendosi të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.

Berisha, i cili kryeson listën e të arratisurve më të kërkuar në Shqipëri për disa vrasje , ka kërkuar zyrtarisht të qëndrojë në Spanjë, ku ndodhet, nga frika se mos vritet.

Ky ka qenë argumenti i tij Gjykatën Kombëtare, organi që kishte në dorë vendimin për t'i dhënë ose jo dritën jeshile ekstradimit të tij.

Sipas Prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.

Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Berisha u arrestua nga Policia spanjolle në Dhjetor 2023 në Alicante, një qytet ku ishte vendosur pas arratisjes nga drejtësia shqiptare.

Kush është Lulzim Berisha? 

Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda.

Banda nisi të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale./Versus.al

Poll