
Maqedoni e Veriut- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Rashqe-Saraj ku tre gra humbën jetën pas rënies së makinës në lumin Vardar.
Viktimat janë nga familja shqiptare me mbiemër Asllani, ndërsa sot janë publikuar fotot e dy prej viktimave. Fatmirësisht një fëmijë 5 vjeçar arriti të mbijetonte dhe të gjendej nga kalimtar të rastit, ndërsa një person tjetër në veturë, ende nuk është gjetur.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqartë, ndërsa operacioni i kërkim shpëtimit vijon ende për të gjetur personin e pestë në makinë. Versus.al








