AKTUALITET /

“Malësorë të egër që zbritën për trafik droge”, shkatërrohet klani mafioz italo-shqiptar! 39 të arrestuar, infiltrime deri në politikë

Anëtarët e klanit mafioz "Li Bergolis" prej vitit 2009 akuzohet se kanë kryer krime makabër dhe mediat i cilësojnë si "malësorë të egër".

Shkruar nga Versus
“Malësorë të egër që zbritën për trafik
Foto nga operacioni i zhvilluar për arrestimin e anëtarëve të klanit mafioz

Itali- Autoritetet italiane kanë realizuar së fundmi një goditje të madhe ndaj klanit mafioz “Li Bergolis” që mbizotëronte në trafikun e drogës në zonën e Puglias ku sipas mediave, kishte lidhje politike e administrative.

39 persona janë arrestuar në total, mes tyre edhe shqiptarë të cilët rezultojnë të jenë partnerë në trafikun e lëndëve narkotike me kartelin “Li Bergolis” dhe “Ndraghettan”. Organizata mafioze e përshkruar nga mediat italiane si “mafia ushtarake” konsiderohet si një “krimi i organizuar më alarmues në territorin e Puglias”. Në artikullin e publikuar, anëtarët e kartelit cilësohen si “malësorët që zbritën në bregdet dhe u bënë trafikantë ndërkombëtarë”.

Bashkëpunimi me shqiptarët dhe infiltrimi në politikë

Familja Li Bergolis kishte arritur të ruante një "vitalitet të theksuar operacional alarmues" dhe të bënte "një hap vendimtar në cilësi në procesin e modernizimit". Me të mbërritur në bregdet, ata kishin marrë “kontrollin e Viestes”, pas luftës së armatosur me klanet kundërshtare, dhe për këtë arsye kishin zënë “një hapësirë të konsiderueshme në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës”, duke u bërë “bashkëbiseduesi më i besueshëm” i karteleve shqiptare.

Përgjimet e thelluara zbuluan detaje interesante të aktivitetit kriminal. Prokurorët besojnë se "aftësia depërtuese e mafias kushtëzuese" e Li Bergolis kishte gjithashtu "efekte në aparatin politiko-administrativ lokal" siç u demonstrua nga shpërbërja e lidhur me mafien e komunave Monte San Angelo, Mattinata dhe Manfredonia.

Rekrutimi i të miturve

Jo vetëm kaq, por kohët e fundit kishin nisur strategji të re: Rekrutimi i fëmijëve. Ndaj krerëve të organizatës dhe anëtarëve janë ngritur 48 akuza në cilësi të ndryshme, ku 25 prej të dyshuarve akuzohen për shoqatë mafioze. Urdhri përfshinte një sasi mbresëlënëse të materialit hetimor me 3580 faqe marrje në pyetje të 18 bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përgjime të 75 telefonave inteligjentë, video survejim të 22 vendeve dhe dhjetëra përgjime në burg. Versus.al

Poll