Një numër i konsiderueshëm qytetarësh, me gjasë më shumë se qindra, po marshojnë në qendrën e Tiranës Sheshin nga sheshi Skënderbej drejt kryeministisë në protestë-marshimin e paralajmëruar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e 42 vjeçarit nga Pogradeci.
Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës si dhe familjarë të tjerë të tij. Qytetarët po marshojnë paqësisht nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.
Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin e Egli Progës, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.
Egli Proga 42 vjeç u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, 29 vjeç, pasditen e 11 gushtit në Pogradec. Meçe, së bashku me tre persona të tjerë u vunë në pranga. Në 13 gusht, Meçe doli para Gjykatës së Korçës dhe ndaj tij rëndon akuza “vrajse nga pakujdesia”. Ndërsa tre personat e tjerë të arrestuar u lanë të lirë dhe ndaj tyre rëndon akuza “detyrim paraqitje”.







