
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masave arrest në burg për 9 të arrestuarit si pjesë e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës kryesisht asaj sintetike që trafikohej nga Shqipëria, Spanja e Hollanda drejt Finlandës. Ata dyshohen se kanë drejtuar trafikun dhe kanë bërë të mundur transportin e 400 kg amfetaminë drejt vendit nordik.
Masa arrest në burg caktuar në mungesë u la në fuqi në prezencë të tyre këtë të enjte për:
Dorjan Luzaj
Geraldo Seferaj
Elton Myftari
Elton Tavani
Erind Teneqexhiu alias Agalliu
Kel Qevani
Ledion Hoxha
Besnik Sparta
Altin Musta
Dy prej anëtarëve të grupeve kriminale që drejtonin aktivitetin nga Shqipëria ndodhen ende në kërkim. Në konferencën e përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze u tha se krerët e këtyre grupeve ishin nga Vlora dhe Berati dhe e kontrollonin aktivitetin kriminal nëpërmjet telefonit. Hetimet kishin nisur që prej vitit 2023, ndërkohë që në Finlandë janë lëshuar më herët plot 55 masa arresti në total për këtë grup kriminal. Versus.al







