AKTUALITET /

Me armë në brez, detaje nga arrestimi i të fortit të Shijakut, Astrit Avdylaj

Shkruar nga Versus

Me armë në brez, detaje nga arrestimi i të fortit të

Zbardhen detaje në lidhje me arrestimin e të fortit të Shijakut, drejtuesit të bandës së kësaj zone, Astrit Avdylaj.

Edhe pse i shpallur në kërkim prej më shumë se 1 muaji, Avdylaj dukej se nuk ka qenë larg.

Arrestimi është bërë në banesën e tij, dhe burime për Versus.al kanë bërë të ditur se, në momentin e prangosjes, ai ka pasur edhe një pistoletë në brez.

Vënia në pranga e Avdylajt, është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “Revanshi”, gjatë të cilit SPAK lëshoi 50 urdhër arreste, duke goditur 7 familje kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë.

Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektivë të SPAK-ut dhe BKH-së që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike.

Ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shqipëri, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, 43 të tjerëve edhe në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Hetimet mbi dosjen në të cilën përfshien emrat më të njohohur të krimit në Shqipëri nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohëj në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.  Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupi i Avdylajve të Shijakut.

Banda e Avdylajve në Shijak dyshohet se bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Poll