AKTUALITET /

“Më i madhi në 20 vite”/ Zjarri u shkatërroi gjithçka, tregtarët në Shkodër kërkojnë ndihmën e shtetit

Shkruar nga Versus

“Më i madhi në 20 vite”/ Zjarri u shkatërroi

Ditën e djeshme një zjarr masiv ra në tregun e rrobave të përdorura në zonën e njohur si "Qafe Hardhi', duke shkrumbuar gjithçka aty si dhe 5 shtëpi që ishin pranë zonës.

80 tregtare të rrobave të përdorura, kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi tregu në Shkodër është shkrumbuar totalisht.

Ata shprehen se situata është shumë e vështirë pasi malli me vlerë miliona lekë nuk është më, ndërkohë që ata duhet të mbajnë familjet.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duam bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

Nga ana tjetër, shefi i repartit të zjarrfikësve Bashkim Ramaj, e cilësoi si zjarrin më të madh të 20 viteve të fundit.

“Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla. Angazhimi i të gjithë strukturave për menaxhimin e situatës", tha ai.

 

Poll