
Një kërkesë e presidentit “KF Iliria” Nazmi Selmani dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e ndodhur dje në Durrës ku u kërcënua presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Mësohet se Selmani i ka kërkuar Dukës që të marrë në kombëtaren shqiptare të fubtollit, djalin e tij Gentian Selmani i cili aktualisht luan si portier në klubin e futbollit të Tiranës dhe gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në skuadrën e Laçit dhe në Boluspor në Turqi.
Sipas policisë, Duka është kërcënuar fillimisht me sms dhe më pas Nazmi Selmani së bashku me 2 djemtë e tij Brajan e Santiago Selmani njëkohësisht futbollitë të “KF Iliria” dhe disa persona të tjerë, kanë shkuar në banesën e presidentit të FSHF mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 duke e kërcënuar edhe fizikisht.
Duka nuk ka pranuar të bëjë një favor të tillë dhe për rrjedhojë e ka denoncuar ngjarjen në polici duke bërë që Selmani, djemtë e tij dhe dy persona të tjerë të arrestoheshin për veprën penale “kërcënim për shkak të detyrës”. Versus.al







