Një debat i dhunshëm që përfundoi me të shtëna armësh, ku protagonist ishte një shqiptar, ka ndodhur gjatë natës në Milano, Itali.
Një 45-vjeçar shqiptar, me profesion shofer kamioni ka qëlluar me armë djalin e partnerës së tij i cili ishte larguar nga Ukraina për shkak të luftës.
18 vjeçari është plagosur në fyt dhe pasi është nështruar një operacioni gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave italiane.
Ngjarja ka ndodhur në Novate, një komunë në periferi të Milanos, ku çifti jetonte atje me vajzën e tyre 6 vjeçare dhe dy fëmijët e partneres së shqiptarit njeri 18 dhe tjetri 15 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se dy djemtë kishin një marrëdhënie të tensionuar me njerkun e tyre.
Ka qenë një debat mes parteneres dhe 45 vjeçarit shqiptarit, që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit, ku djali në përpjekje për të mbrojtur nënë e tij ka telefonuar vëllain e tij të madh që ishte me një grup shokësh jashtë.
Sherri filloi në apartament mes 45 vjeçarit shqiptar partneres së tij dhe djalit. Më pas 45 vjeçari merr armën të cilën e kishte vjedhur në 2013 në Sassuolo në zonën e e Modenës dhe qëllon 18 vjeçarin në shkallët e pallatit në katin përdhesë.
Kur u pyet nga prokurori, shqiptari u shpreh se humbi durimin dhe kuptoi se kishte bërë një gabim. Gjithashtu ndaj tij nuk ishte bërë asnjë denoncim të mëparshëm për dhunë në familje.
Shqiptari shpjegoi në denoncimin e tij se gjendja në shtëpi kishte përkeqësuar gjithnjë e më shumë me ardhjen e dy djemëve të partnere nga Ukraina dhe se nuk ishin të rralla rastet kur ai sulmohej dhe ofendohej nga dy vëllezërit./Versus.al







