Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë në aeroportin e Rinasit u zbulua skema e kalimit të personave të cilëve iu ishte ndaluar hyrja në vendet e BE duke korruptuar policët.
Skema e shkeljeve u zbulua pas arrestimit të pronarit të agjencisë turistike “Bus Albania”, Enea Sulejmani, i cili kontaktonte vazhdimisht me inspektorin Briken Terziu për të bërë të mundur nëpërmjet ryshfetit kalimin e personave të cilëve iu ishte ndaluar hyrja në vendet e BE. Në telefonat që iu sekuestruan Enea Sulejmanit u bë e mundur zbërthimi i skemës.
Punonjësi i policisë me detyrë inspektor, Briken Terziu jepte udhëtime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryejë pasagjeri duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë anëtare të BE më pas prej aty, kryerjen e fluturimeve transit drejt vendeve të BE.
Vlerat monetare që jepeshin si ryshfet për policët varionin nga 50 deri në 500 euro në varësi të problematikave që kishin shtetas të ndryshëm të cilët mund të ishin deportuar nga vende të tjera të BE. Por mes tyre kishte edhe persona që mashtroheshin edhe pse nuk kishin asnjë problem, u kërkohej 50 euro për të kaluar.
Të përfshirë në skemë janë edhe efektivët e tjerë të cilët merrnin udhëzimet nga Briken Terziu mbi persona që kërkonin të kalonin edhe pse mund t’u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.
Konkretisht, prokuroria ka caktuar masat e sigurisë si më poshtë:
– Briken Terziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale
– Enea Sulejmani, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;
– Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
–Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
-Aris Drini. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale
-Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
– Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
– Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
-Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale.
Për aksionin, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përgëzoi AMP-në dhe nxiti përpjekjet për më shumë veprime në kuadër të procesit të vetëpastrimit të policisë.Versus.al







