AKTUALITET /

Merrte ryshfet për të kaluar studentët, përfundon arratia e pedagoges së Elbasanit, kapet në Rinas

Shkruar nga Versus

Merrte ryshfet për të kaluar studentët, përfundon arratia e

Tiranë- Është arrestuar në Rinas pedagogia 56 vjeçare, Edlira Gungu e cila prej ditësh ishte shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e marrjes së ryshfetit për të kaluar në provim studentët.

Gungu e cila ishte e punësuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ishte e vetmja në mesin e 7 pedagogëve të akuzuar që arriti të mbetej në arrati pas nxjerres së masave të arrestit për t’u kapur disa ditë më vonë në aeroportin e Rinasit.

Ndërsa për 6 pedagogët e tjerë të cilët u arrestuan më herët, gjykata vendosi lirimin e tyre nga qelitë e paraburgimit duke u caktuar vetëm masën “detyrim paraqitje”. Çështja i kaloi për hetim SPAK-ut, pasi prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: