AKTUALITET /

Mijëra efektivë shpërblehen për festat e fundvitit, qeveria miraton vendimin brenda kësaj jave

Shkruar nga Versus

Mijëra efektivë shpërblehen për festat e fundvitit, qeveria

Ministria e Brendshme ka caktuar një fond për të shpërblyer efektivët për festat e fundvitit. Rreth 8 mijë efektivë policie të përgjithshëm pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Brenda kësaj jave pritet që në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të miratohet vlera që policët do të marrin, por sipas raportimeve të deritanishme, mendohet se shpërblimi do të jetë në vlerat nga 10 mijë deri në 15 mjë lekë të reja.

Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë. Së fundmi u publikua plani i masave për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë festave të fundvitit. Shumë prej efektivëve do të punojnë me orar të shtuar deri në 12 orë në ditë me qëllim që të administrohet fluksi dhe lëvizja e mjeteve gjatë një periudhe me ngarkesë siç është kjo për festat e fundvitit. Versus.al

Poll