Sot në gjykatën e Posaçme të Apelit është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyytimin e ankimimit të Laert Haxhiut, të dënuarit me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur të ndodhur më 2017-ën.
Në seancë ka patur përplasje mes Laert Haxhiut dhe prokurorëve të posaçëm të SPAK të cilët ndjekin këtë çështje, Altin Dumanit dhe Doloreza Musabelliut. Haxhiu pretendon se nuk ka pasur asnjë veprim hetimor nga ana e SPAK që të provojë përfshirjen e tij në çështje. Për pasojë avokati i tij Detar Hysi ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor dhe rihapjen e hetimeve për këtë çështje.
“Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor. E kërkova fjalën per të orientuar gjykatën, përpara se të veprojë mbi kërkesën tonë. Është rasti i parë në historikun e kësaj godine, që ngrihet akuzë pa bërë veprim hetimor. Kërkoj caktimin e një eksperti të fushës përkatëse. Të ekspertojë pamjet filmike të karburantit, të përcaktojë nëse është Laert Haxhiu në automjet ose jo. Të bëhet një akt ekspertimi nga një ekspert me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Qëllimi i bërjes së aktit të ekspertimit është zbulimi i të vërtetës, nëse personat që shfaqen në pamjet filmike të karburantit janë Laert Haxhiu dhe Bilbili”- u shpreh avokati.
Haxhiu u shpreh dakord me kërkesën e avokatit të tij duke pretenduar se po dënohet pa fakte. Debati vijoi në seancë, me prokuroren Doloreza Musabelli e cila e konsideroi kërkesën si të paligjshme ndërsa tha se të gjitha provat e pamjeve filmike janë faktuar pas pyetjes së dëshmitarëve.
Ky argument u mbështet edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani i cili tha se prova për dënimin e Haxhiut është marrë tek pika e karburantit. Ndërsa në seancë ndërhyri edhe babai i të dënuarit.
Pjesë nga debati:
Laert Haxhiu: Po dënohem pa të drejte dhe pa fakt. Jam dakord me këtkesën e avokatit.
Doloreza Musabelli: Mendojmë që është një kërkesë e pabazuar në ligj. Për përseritjen e shqyrtimit gjyqsor, kërkojmë qe gjykata të mos pranojë këtë kërkesë. Kjo kërkesë është bërë nga avokati edhe në shkallë të parë. Nuk ka vend për rieskperim për pamjet filmike. Gjatë procesit gjyqsor janë pyetur dëshmitar lidhur me pamjet filmike që janë pasqyruar në proces. Pamjet filmike kanë shumë eleemnte qe nuk jane në foto. Kërkesa të rrezohet për përseritje të shyqrtimit gjyësor.
Dumani: Këto pamje nuk janë një provë e vetme. Palët , prokuroria dhe avokëti nën drejtimin e gjykatës kanë patur mundësinë të dëgjojnë edhe dëshmitarët. Nuk është e vërtetë qe gjate shyqrtimit gjyësor ne shkallë të parë nuk janë pranuar provat e kerkuara nga mbrojtja.
Trupa gjykuese i tërheq vemendjen babait të Laeet Haxhiut: mos bëni gjestikluacione.
Babi i Laertit: unë jam ai që e vuaj këtë zoti gjyqtar.
Florjan Kalaja: mos më detyroni ta nderpres me seancën për këtë qëllim.
Dumani: Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurit për të pyetur disa dëshmitarë, por edhe prova të tjera shkencore dhe shkresore. Edhe trashëgimtarët e viktimave kanë të drejtë të dorëzojnë prova. Prova është marrë të pika e karburantit. Më shqetesoi një fjali e përdor nga ana e mbrojtjes kur thotë prova ekstra ligjore për devijimin e se vertetës… ne nuk perdorim prpva ekstraligjore, le të na e thotë zotëria.
Seanca u shty për në datë 13 nëntor për t’i dhënë kohë avokatit që të konsultohet me klientin e tij Laert Haxhiun. Ky i fundit teksa largohej nga gjykata kërkoi sërish që Musabelliu të mos hetonte çështjen e tij.
“Përse nuk e bëjne ekspertizën? Doloreza nuk duhet të jetë fare ne gjyqin tim”- mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë, babai i Laert Haxhiut pati kundërshti mbi faktin që çështja ndiqet nga dy prokurorë të posaçëm. Ai e konsideroi këtë si një formë presioni ndaj gjykatës.
“Ku është e shkruar qe duhet të marrin pjesë dy prokurore në te njejten çeshtje? Për ti bëre presion gjykatës?”- ka thënë Qamil Haxhiu.
Si ndodhi ngjarja që njihet si masakra e Lushnjes?
Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Versus.al







