AKTUALITET /

Naftëtarët e Marinzës 13 ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore për 2 prej tyre

Aktualisht 8 grevistë kanë mbetur në grevën e urisë të nisur prej thuajse 2 javësh.

Shkruar nga Versus

Naftëtarët e Marinzës 13 ditë në grevë urie,

Naftëtarët e kompanisë Bankers Petroleum, prej 13 ditësh kanë hyrë në grevë urie, gjë që së fundmi ka sjellë probleme shëndetësore për disa prej tyre. Gjatë mbrëmjes së sotme dy prej grevistëve, Bledar Dano dhe Eduart Mita kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë marrë trajtim mjekësor nga një ekip infermierësh.

Gjatë javës, u tërhoëqn dy prej grevistëve të cilët shfaqën probleme shëndetësore duke bërë që të mbeteshin vetëm 8 grevistë në grevën e urisë.  Naftëtarët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa autoritetet vendore po monitorojnë nga afër situatën shëndetësore të grevistëve.

Shkak për grevën e nisur, janë bërë kërkesat e paplotësuara për rritje pagash dhe për përmirësim të kushteve të punës. Versus.al

Poll