AKTUALITET /

“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet Pacolli kërkon dënimin e analistit Curri! Zbardhet padia (FOTO)

Shkruar nga Versus
“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet
Foto: Behgjet Pacoll dhe Naim Murseli, (modifikuar në mes) analisti Arjan Curri

Biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli ka paditur për shpifje analistin Arjan Curri për deklarata që ky i fundit ka bërë në emisionin “Top Story”. Në padinë e dorëzuar, Pacolli shprehet se deklaratat e bëra prej Currit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, kanë cënuar rëndë integritetin e tij familjar dhe i kanë dëmtuar imazhin.

Për pasojë, padia është dorëzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe seanca paraprake do të mbahet më 2 tetor të këtij viti.

“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet
Padia e bërë ndaj Currit

Por çfarë deklarate bëri Curri në Top Story lidhur me ngjarjen e vrasjes së Liridona Ademajt?

“…Mua më ndihmon kriminologjia. Pse bëhet vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi I gjinisë. Ai ishte i paburrë, nga sfida që mund ti ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë e lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon për një trekëndësh dashurie, që do të thotë që gruaja, bashkëshortja dinte secrete dashurore jo fort mashkullore të të shoqit (…) një lloj biseksualizmi (…) dyshohet se ka pas një marrëdhënie jashtë martesore i shoqi me një mashkull, këto nuk janë të mija sigurisht, unë prirem ta besoj, sepse e njoh kriminologjinë, pra të thashë një burrë që vret një grua, është paburrë. Nuk është mashkull, është i sfiduar në maskilinitetin e vet, nuk e kupton (…).

pikëpyetja e tretë që kam është përse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj, nuk ka qenë as tek I pari, as tek I dyti. Ne kemi dëgjuar që ai të thotë se kanë marrëdhënie familjare, mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai, nëqoftëse këta nuk e kanë blerë bet, por për mua prokuroria e Prishtinës duhet të bëjë një hetim të thellë, për origjinën e parave të blerjes së asaj vile nëqoftëse ia ka falur Pacolli, meqënëse është ndërtuesi. Po mua më habit fakti pse kumbari I fëmijëve të Liridonës nuk shkon në dy varrimet e Liridonës. Dhe unë kam një arsye pse, por do ta tham vetëm në publicitet nuk e them dot live, sepse kam hall se do të prish pistat e hetimit, që prokuroria e Prishtinës i ka ngritur. Pyetja e përmban përgjigjen, publiku I zgjuar e kupton. Pyetja është: Pse Behgjet Pacolli, kumbara I fëmijëve të Lirodonës nuk shkon në të dyja varrimet”- u shpreh Curri duke nënkuptuar se Pacolli në një mënyrë apo tjetër ishte i përfshirë në një marrëdhënie me autorin Naim Murseli.

Vrasja e Liridona Ademajt në nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, ka bërë që të ketë diskutime për muaj lidhur me “hijet” që qëndrojnë pas këtij krimi të rëndë. Bashkëshorti i saj Naim Murseli fillimisht e raportoi ngjarjen si grabitje ku autorët qëlluan gruan e tij, më pas prokuroria zbuloi se kishte qenë ai që kishte organizuar ngjarjen dhe kishte paguar edhe një person të njohur për të luajtur rolin e grabitësit. Ende nuk dihen arsyet e vërteta që e kanë shtyrë Murselin të ndërmerrte këtë akt makabër duke vrarë nënën e fëmijëve të tij. Versus.al