AKTUALITET /

“Ndihmë jam peng në një banesë!”/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Astir (EMRI)

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.

Shkruar nga Versus

“Ndihmë jam peng në një banesë!”/ Arrestohet

Është arrestuar njëri prej autorëve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje e ndodhur më 9 janar 2025.

Në pranga mësohet se ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal, ndërsa në kërkim janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

NJOFTIMI

Në një njoftim për median policia informon se në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.

Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.



 

Poll