AKTUALITET /

Ndryshonte provat e ngjarjeve, pranga ekspertit të kriminalistikës! Nënkomisari i dytë i arrestuar në pak orë (EMRI)

Nënkomisari i policisë Fatmir Balaj ndryshonte provat për ngjarje të ndryshme hetimore.

Shkruar nga B.V

Ndryshonte provat e ngjarjeve, pranga ekspertit të kriminalistikës!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një ekspert kriminalistike me detyrë nënkomisar nën akuzën e tjetërsimit të provave nga vendngjarja. Në pranga ka rënë Fatmir Balaj. 

Ndaj Fatmir Balajt rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “ekspertim i rremë”.

Ky është oficeri i dytë që arrestohet nga AMP brenda pak orësh. Dje, u arrestua nënkomisari 35 vjeçar Kastriot Palushi i cili kërkoi 500 mijë lekë ryshfet nga një person për t’i shmangur nga hetimi për kanosje për të cilin ishte kallëzuar. Versus.al

Poll