Durrës- Një 30 vjeçar i identifikuar si Klenis Kazazaj është arrestuar nga policia nën akuzën e tentativës së vrasjes për një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023.
Pas një sherri që kishte pasur me të riun O.B 34 vjeç në Fier, Kazazaj ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të plagosur.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi gjykata i kishte caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







