AKTUALITET /

Në burg për shpërdorim detyre, SPAK dorëzon në GJKKO hetimet 2 mujore për Goron! Avokati kërkon kohë

Seanca për Jorgo Goron është shtyrë më datë 26 qershor pasi avokati i tij kërkoi kohë për t'u njohur me informacionin që SPAK dorëzoi në GJKKO lidhur me hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës.

Shkruar nga B.V
Në burg për shpërdorim detyre, SPAK dorëzon në GJKKO
Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme (SPAK) depozitoi sot në GJKKO informacionin dy mujor të hetimeve që po kryhen për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua më 23 mars nën akuzën “Shpërdorim detyre”.

Nga ana tjetër avokati i Goros, Sokol Hazizaj kërkoi kohë të njihej me informacionin e depozituar nga SPAK si dhe me aktet e bashkëngjitura me informacionin. Për këtë arsye, seanca gjyqsore u shty më datë 26 qershor.

Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpuim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqsore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije metra katrorë.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në masën “arrest në shtëpi”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Poll