Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj për t’u liruar nga qelia ku mbahet prej korrikut të 2023-it nën 3 akuza të rënda për aferën e Sterilizimit.
Tashmë dosja ka kaluar për gjykim, teksa Rrjepaj, ish-ministrit Ilir Beqaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj iu është shtuar edhe akuza për vjedhje në kuadër të grupit kriminal.
Rrjepaj gjatë dëshmisë së tij në komisionin e posaçëm hetimor të ngritur për Sterilizimin mohoi akuzat e bëra nga opozita duke thënë se koncesioni i bërë ka shërbyer për sterilizimin e aseteve kirurgjikale dhe përmirësimin e kushteve në sektorin e Shëndetësisë.
Lajmi në përditësim…







