AKTUALITET /

Nën arrest për lidhje me krimin dhe Çopjat e Elbasanit, ish-gjyqtarja shpërthen në lot në GJKKO dhe mohon akuzat

Fetahu në seancën e GJKKO mohoi të kishte lidhje me anëtarë të krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus
Nën arrest për lidhje me krimin dhe Çopjat e Elbasanit,
Pajtime Fetahu në GJKKO

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila u la në arrest shtëpie sot pas seancës në GJKKO, ka shpërthyer në lot duke mohuar akuzat se kishte lidhje me krimin e organizuar apo me vëllezërit Çopja të cilët dyshohet se i ka ndihmuar t’i shpëtojnë proceseve gjyqësore.

Në seancë ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për akuzat ndaj saj. Ndërsa ndaj sekretares së Fetahut, është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë vendit pasi dyshohet se ndihmoi vëllezërit Lorenc dhe Hajdar Çopja me të dhënat sekrete. 

Klani Çapja dyshohet se kishte rekrutuar edhe shefin e krimeve në Durrës, 2 oficerë policie dhe ish-drejtorin e burgut të Bradasheshit të cilët dyshohet se i mbulonin ngjarjet kriminale ku ishin përfshirë. SPAK doli dje me një njoftim zyrtar mbi operacionin "Plumbi i artë 2" ku u zbuluan 6 vrasje të ndodhura dhe 22 ngjarje kriminale në total të organizuara nga klani i Çopajve. Në total u lëshuan 33 masa sigurie, prej të cilave u zbatuan 15, 2 prej tyre jashtë vendit. Versus.al

Poll