AKTUALITET /

Nesër rikthehen reshjet intensive të shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje në këto zona

Shkruar nga Versus

Nesër rikthehen reshjet intensive të shiut, IGJEUM paralajmëron

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve intensive të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.

"Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) në qarkun Shkodër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 19 °C

në vendet malore: 2 / 12 °C”- bëhet me dije në njoftim. Versus.al

Poll