
Shkodër- Një grabitje nën kërcënimin e një çekiçi ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30 në lagjen Vojo Kushi. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë brenda një subjekti kredidhënës dhe ka kërcënuar punonjësit duke u marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Pas kësaj, grabitësi ka arritur të largohet, ndërsa policia është vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al

