Janë zbardhur pjesë të përgjimeve në dosjen hetimore për drogën që futej në burgun e Elbasanit nëpërmjet policit Ndriçim Kroi i cili ia dorëzonte të paraburgosurit Gerald Stamolla dhe ky i fundit e shiste tek të paraburgosurit e tjerë.
Në media janë publikuar bisedat që e arrestuara tjetër, Esmeralda Komiçi zhvillon me partnerin e saj Gerald Stamollën për të marrë sasinë e lëndës narkotike për të cilën paguante policinë që ta fuste në qeli.
Në një nga bisedat, i paraburgosuri i shpjegon Komicit se një person tjetër do ta kontaktojë për t’i dorëzuar “cigaren” në qytetin e Elbasanit dhe më pas t’ia kalojë një çifti të tretë. Komici shfaq hezitim për shkak të mungesës së parave, por Stamolla e siguron se pagesa mund të bëhej më vonë, sipas mundësive.
Pjesë nga dosja:
Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.
Numri: Ku je ti ?
Esmeralda: Këtu ku erdhe.
Numri: Te prokuroria, po 10 për hundë.
Esmeralda: Po lali, të dal.
Numri: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.
Esmeralda: Yes! o lal po sa pak e kishe bo? Versus.al


