AKTUALITET /

Ngordhin mijëra pula në Durrës, shërbimi veterinar vendos në karantinë fermën e kompanisë REA-s

Shkruar nga Versus

Ngordhin mijëra pula në Durrës, shërbimi veterinar vendos

Durrës- Ferma e kompanisë “REA”-s që merret me mbarështimin e pulave është vënë nën karantinim së fundmi pas ngordhjes së mijëra shpendëve.

Njoftimi është dhënë nga drejtoria rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë dhe menjëherë më pas shërbimi veterinar në Durrës është paraqitur në kompaninë “REA”-s shpk.

Janë marrë mostra zyrtare dhe i janë dërguar për analizim Laboratorit të Referencës ISUV.

Kompania “REA”-s numëron 227 708 krerë pula në total të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në njësinë administrative Shënavlash. Dëmi më i madh raportohet në fshatin Stacioni Zooteknik Xhafzotaj të njësisë administrative Rashbull.

Masat e marra nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën:

lënia në fuqi i Urdhrit për rritjen e masave të Biosigurisë;

Njoftimi i 68-subjekteve të mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre;

Njoftimi i shërbimit veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit për rritjen e vigjilencës. Versus.al

Poll