Ish-ministri dhe deputeti socialist Niko Peleshi ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij pas ndarjes së papritur nga jeta e ish-deputetit socialist Andis Harasani.
Në një mesazh emocionues, Peleshi u drejtua familjes dhe miqve të Harasanit, duke i dhënë forcë në këtë moment të vështirë.
Reagimi i Peleshit:
Një humbje e madhe dhe e parakohshme ajo e Andis Harasanit, një mik, intelektual i zgjuar, menaxher i mirë, qytetar dhe kontributor në politikën shqiptare.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë!/Versus.al







